Dënohen Kessie e Bakayoko

Dënohen Kessie e Bakayoko

Sport April 19, 2019 - 15:53
Detajet

Dyshja e Milanit, Franck Kessie dhe Tiemoue Bakayoko janë dënuar me një gjobë prej 86,000 eurosh, transmeton zeri.info

Agjencia e lajmeve “ANSA” raporton se dy lojtarët e kanë pranuar dënimin e dhënë nga prokurorët.

Gjoba lidhet me gjestin që Bakayoko dhe Kessie bënë me fanellën e Frnacesco Acerbit, duke bërë paradë me të si të ishte një lloj trofeu në fitoren 1:0 ndaj Lazio javën e kaluar.

Sidoqoftë, raportohet se prokurorët nuk e kanë ndërmend të hetojnë për thirrjet raciste të tifozëve të Lazios ndaj Bakayokos në fitoren 2:0 ndaj Udineses të mërkurën./Zëri