Do ta vrisja kroatin, e thotë futbollisti serb

Do ta vrisja kroatin, e thotë futbollisti serb

Sport April 19, 2019 - 15:12
Detajet

Futbollisti serb, Albert Nadj, gjatë karrierës së tij ka luajtur me mbrojtësin më të mirë të majtë të Kroacisë, Robert Jarni.

Në një intervistë për Mondo.rs, Nadj e ka futur Jarnin në 11-shen më të mirë të të gjitha kohërave, transmeton zeri.info 

“Në jetë nuk kam takuar futbollist me krosime më vrasëse nga vrapimi. Gjithmonë kam pyetur se si është e mundur të bëhet një gjë e tillë, që nga çdo pozitë të krosojë topin dhe të qëllojë në kokë. Kemi qenë cimerë në shumë udhëtime, ndërsa një herë e kam pyetur se si mund të harkojë ashtu. Më ka thënë se krejt kjo vjen si rezultat i stërvitjeve dhe punës së mundimshme në stërvitje. Ma ka përmendur edhe emrin e trajnerit në Hajduk, e cili e kishte zbuluar fshehtësinë e krosimit kulmor. Pas stërvitjeve kishin mbetur edhe dy orë më shumë duke stërvitur, ai ia gjuante topin në hapësirë, ndërsa Roberti duhej të kromonte. Nuk ëshët çudi se ky element ka shkuar deri në përsosmëri”, ka thënë Nadj për Jarnin.

Futbollisti serb e ka rikujtuar edhe ndeshjen e zhvilluar në Zagreb në vitin 1999, ndërmjet Kroacisë dhe Jugosllavisë (2:2). Në atë ndeshje Jarni e kishte kapur futbollistin Zoran Mirkovic në një pjesë të ndjeshme të trupit, duke u ndëshkuar me karton të kuq.

“Me Mirkovicin kam luajtur shumë kohë në reprezentacion. Në atë moment, në atë ndeshje shumë të rëndësishme dhe me plot të papritura, po të mundja, do ta likuidoja Jarnin. Ia kam thënë këtë edhe në aeroport kur jemi takuar rrugës për në Spanjë”, ka thënë Nadj./Zëri/