Gjest i madh nga Fiorentina, dhuroi 1.5 milionë euro për familjen e Astorit

Gjest i madh nga Fiorentina, dhuroi 1.5 milionë euro për familjen e Astorit

Sport April 19, 2019 - 12:34
Detajet

Gjest i madh nga Fiorentina, dhuron 1.5 milionë euro për familjen e Astorit

Fiorentina i ka dhuruar 1.5 milionë euro familjes së Davide Astorit pas vdekjes tragjike të futbollistit në vitin e kaluar, transmeton zeri.info

Astori vdiq në gjumë si pasojë e një sulmi në zemër në prag të ndeshjes së Fiorentinas kundër Udineses në mars të 2018-s.

Klubi italian zbuloi të premten pasqyrat e saj financiare për vitin 2018, ku shihet se ata kanë dhuruar një fond prej 1.5 milionë eurosh për familjen e mbrojtësit.

Ndërkohë, ata pësuan një humbje prej 15.7 milionë eurosh, për dallim nga fitimi prej 37 milionë eurosh në vitin paraprak për shkak të rënies së të ardhurave (nga 189 milionë euro në 110 milionë)./Zëri