Ky është mendimi i Lorik Canës për trajnerin e ri të Shqipërisë

Ky është mendimi i Lorik Canës për trajnerin e ri të Shqipërisë

Sport April 19, 2019 - 12:02
Detajet

Legjenda e kombëtares shqiptare, Lorika Cana e ka lavdëruar trajnerin e ri të kuqezinjve, Edoardo Reja, transmeton zeri.info

Cana kishte punuar me strategu italian gjatë kohës sa ishte te Lazio.

Reja u emërua të martën në krye të kombëtares shqiptare, duke e zëvendësuar Christian Panuccin, i cili u shkarkua pas humbjes nga Turqia në mars.

 “Edoardo Reja është një trajner me eksperiencë shumë të madhe. Me shumë mundësi, një nga trajnerët, që besoj se e ka moshën më të madhe jo vetëm në Itali, por në mbarë futbollin”, ka deklaruar gjakovari për “Tring Sport”.

“Mirëpo, kjo pjesa që nuk ka absolutisht asnjë lloj përvoje, përveç kampionatit italian, ngre pak pikëpyetje. Reja është një person që e njeh mirë futbollin dhe shpresojmë që të arrijë të marrë më të mirën nga ky ekip”, ka shtuar ish-kapiteni i Shqipërisë./Zëri