Chisora synon ta mposht boksierin shqiptar për të boksuar më pas me Joshuan

Chisora synon ta mposht boksierin shqiptar për të boksuar më pas me Joshuan

Sport April 19, 2019 - 11:12
Detajet

Dereck Chisora thotë se është i motivuar maksimalisht dhe se dëshiron ta fitojë meçin e së shtunës mbrëma ndaj boksierit shqiptar, Senad Gashi.

Në këtë mënyrë, boksieri britanik synon t’i afrohet edhe më shumë titullit të kampionit botëror

Dereck Chisora do të rikthehet në aksion të shtunën, në meçin që do ta zhvillojë me boksierin shqiptar, Senad Gashi në Londër, shkruan Gazeta Express.

35 vjeçari i ka zhvilluar 38 meçe në karrierë, duke i regjistruar 29 fitore, ndërkohë që i ka edhe 9 humbje, në total 21 fitore me nokaut.

Nga ana tjetër, boksieri nga Peja me prejardhje shkodrane ka zhvilluar 19 meçe në boksin profesionist, duke i fituar 17 prej tyre, ndërsa 2 të tjerë i ka humbur.

Chisora e sheh këtë meç si një mundësi e mirë për t’iu afruar titullit të kampionit botëror.Ai është tashmë në moshë të shtyrë dhe e di se kjo do të jetë mundësia e tij e fundit në karrierë.

“Palestra ‘The O2’ më sjell kujtime të bukura, por edhe zhgënjime. Sidoqoftë, është pjesë e boksit. Për një minutë mund të kërcesh lart në litar, ndërsa në minutën tjetër mund ta shohësh veten nën litar”, theksoi fillimisht Chisora.

“Kjo luftë për mua është një luftë e madhe, jam i ngazëlluar për këtë luftë, mezi e pres këtë luftë. Trajner i ri, lëvizje të reja, do të jetë diçka e mrekullueshme”, u shpreh tutje britaniku.“Po bëj shumë sakrifica dhe jam i motivuar. Unë dua të luftoj, e dua luftën dhe nëse ai (Gashi) vjen për të luftuar, ne do të luftojmë. Nuk ma ndien, çfarëdo që do ai për të bërë, do ta bëjmë. Luftërat e mëdha janë të hapura”, përfundoi Chisora, i cili e sheh këtë meç si mundësi ideale për t’iu afruar duelit me Anthony Joshuan më 1 qershor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky meç do të zhvillohet në palestrën “The O2” në Londër dhe fillon rreth orës 23:00.