Liverpooli mund ta mposhtë Barçën

Liverpooli mund ta mposhtë Barçën

Sport April 19, 2019 - 10:25
Detajet

James Milner beson se Liverpooli mund t’i shkaktojë probleme favoritit kryesor të Ligës së Kampionëve, Barcelonës pavarësisht përvojave të tij të hidhura në “Camp Nou”, transmeton zeri.info

Milner ishte pjesë e ekipit të Manchester Cityt të drejtuar nga Manuel Pellegrini, që u eliminua dy herë nga Barcelona në vitet 2014 dhe 2015.

“Ne mund ta mposhtim Barçën, por e dimë se do të jetë shumë e vështirë. Kam qenë atje disa herë në fazat eliminuese me Cityn dhe nuk e kemi marrë rezultatin e duhur, kështu që shpresoj që e treta herë të jetë me fat për mua”, deklaroi Milner.

“Ata janë një ekip i mbushur me talentë individualë të mrekullueshëm dhe një skuadër e madhe gjithashtu”, shtoi ai./Zëri