Warriors rikthejnë avantazhin ndaj Clippers

Warriors rikthejnë avantazhin ndaj Clippers

Sport April 19, 2019 - 10:12
Detajet

Golden State Warriors ka triumfuar në ndeshjen e tretë të “Play-Off”-it në NBA ndaj LA Clippers, duke e çuar në 2:1 serinë e ndeshjeve, transmeton zeri.info

Warriors korrën fitore në udhëtim te Clippers me rezultatin 132:105. Kevin Durant ishte më i miri te vendasit me 38 pikë, 7 asistime dhe 4 kërcime, derisa u dallua edhe Stephen Curry, i cili realizoi 21 pikë, 5 kërcime dhe 1 asistim.

Ndërkohë, te vendasit më i dalluari ishte Ivica Zubac me 18 pikë dhe 15 kërcime. Fitores i është gëzuar edhe San Antonio Spurs ndaj Denver Nuggets dhe tani kryeson 2:1 në serinë e ndeshjeve të “Play-Off”-it.

Derrick White shkëlqeu në fitoren e Spurs, duke realizuar 36 pikë, 5 kërcime dhe 3 asistime, ndërsa DeMar DeRozan kontribuoi me 25 pikë, 5 asistime dhe 4 kërcime. Në anën tjetër, Nikola Jokic ishte më i dalluari te Nuggets me 22 pikë, 8 kërcime dhe 7 asistime.

Rezultatet: Brooklyn – Philadelphia 115:131, San Antonio – Denver 118:108, LA Clippers – Golden State 105:132.