Kështu shprehet Emery pas fitores së ekipit të tij

Kështu shprehet Emery pas fitores së ekipit të tij

Sport April 18, 2019 - 23:40
Detajet

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery thotë se është shumë krenar për futbollistët e tij pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, transmeton zeri.info

Londinezët e siguruan kalimin tutje falë fitores 3:0 me rezultatin e përgjithshëm ndaj Napolit.

Emery gjithashtu shprehet se ekipin e tij e pret një kundërshtar i vështirë si Valencia në gjysmëfinale.

“Unë jam krenar për lojtarët. Ne filluam shumë mirë. Pjesa e parë ishte e mirë sepse pasi shënuam gol ne vazhduam që të mos iu japim mundësi. Ne u mbrojtëm mirën ë pjesën e dytë”, deklaroi Emery.

“Në dy ndeshjet, ne mund të jemi të lumtur që fituam ndaj Napolit”, shtoi ai.

“Ata (Valencia) janë një ekip shumë i mirë me lojtarë të mirë. Do të jetë një ndeshje e vështirë për ne”, u shpreh strategu spanjoll./Zëri