Napoli u mposht nga Arsenali, Mertens befason të gjithë me deklaratën e tij

Napoli u mposht nga Arsenali, Mertens befason të gjithë me deklaratën e tij

Sport April 18, 2019 - 23:27
Detajet

Napoli u mposht edhe në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Evropës nga Arsenali, transmeton zeri.info

Italianët humbën 1:0 në shtëpi, derisa kishin pësuar disfatë edhe në “Emirates” me rezultatin 2:0.

Por, Dries Mertens insiston se Arsenali nuk është më i mirë se sa Napoli, por se paraqitja e italianëve në pjesën e parë ishte fatale për ta, transmeton zeri.info

“Në 10-15 minutat e parë ne kishim disa raste për të shënuar dhe kjo do të kishte ndryshuar gjithçka. Ne pësuam gol dhe përqendrimi jonë ra. Ne thamë në dhomat e zhveshjes se besonim ende sepse Arsenali nuk është aq i mirë. Nuk ka ndonjë hapësirë të madhe mes nesh. Ne bëmë keq në ‘Emirates’ dhe kjo shkatërroi gjithçka”, tha ai./Zëri