Epike: Arsenali ia 'fal' Napolit fitoren

Epike: Arsenali ia 'fal' Napolit fitoren

Sport April 18, 2019 - 23:13
Detajet

Arsenali është kualifikuar në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës për këtë edicion.

Skuadra e Unai Emryt ka arritur ta mposhtë Napolin në të dyja ndeshjet, shkruan Zëri.

Në ndeshjen e parë, londinezët fituan me rezultat 2:0, ndërkaq sonte në "San Paolo" fituan 0:1.

Megjithatë në postimin e faqes zyrtare të Arsenalit në Instagram ka ndodhur një gabim komik.

Arsenali në këtë postim ia ka shkruar se Napoli ka fituar me rezultat 1:0.

Ndryshe, golin e vetëm për Arsenalin sonte e shënoi Alexandre Lacazette nga gjuajtja e lirë.

Në gjysmëfinale, Arsenali përballet me Valencian./Zëri/

Image