Chelsea e fiton spektaklin e golave, kualifikohet në gjysmëfinale

Chelsea e fiton spektaklin e golave, kualifikohet në gjysmëfinale

Sport April 18, 2019 - 22:49
Detajet

Chelsea ka triumfuar edhe në ndeshjen e dytë çerekfinale ndaj Slavia Pragës për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, transmeton zeri.info

Londinezët e fituan spektaklin e golave ndaj çekëve me rezultatin 4:3.

Pedro Rodriguez shënoi i pari për ekipin e Maurizio Sarrit qysh në minutën e pestë, derisa golin e dytë vendasit e gjetën përmes një autogoli të Simon Delit (9’).

Olivier Giroud i çoi shifrat në 3:0 në minutën e 17-të, derisa mysafirët e ngushtuan rezultatin në 4:2 me anë të Tomas Soucekit (26’).

Deri në fund të pjesës së parë, Chelsea e gjeti edhe golin e katërt me anë të Rodriguezit, i cili e shënoi golin e dytë personal në minutën e 27-të.

Mysafirët e filluan furishëm pjesën e dytë, duke gjetur dy gola për tri minuta me anë të Petr Sevcik (51’, 54’), por nuk arritën dot të bënin diç më shumë dhe sfida u mbyll me shifrat 4:3.

Chelsea në gjysmëfinale do të ketë përballë Eintracht Frankfurtin, që u kualifikua tutje falë fitores 2:0 në shtëpi ndaj Benficas./Zëri