Costa refuzon të stërvitet me Atleticon

Costa refuzon të stërvitet me Atleticon

Sport April 18, 2019 - 18:41
Detajet

Diego Costa ka refuzuar që të stërvitet me bashkëlojtarët e tij te Atletico Madridi pasi e mori vesh që është suspenduar për tetë ndeshje në La Liga, raporton e përditshmja spanjolle “AS”.

Ish-sulmuesi i Chelseat nuk do të luajë më në këtë edicion për klubi madrilen për shkak të suspendimit prej tetë ndeshjeve që e mori pasi e ofendoi rëndë gjyqtarin e ndeshjes në humbjen 2:0 kundër Barcelonës më herët gjatë këtij muaji.

30-vjeçari sot ishte në fushën stërvitore të klubit, por nuk ishte përfshirë në seancat stërvitore, shkruan “AS”.

Derisa po largohej nga “Majadahonda”, Costa u ndal për të nënshkruar autografe dhe për të bërë fotografi me tifozët.

Një tifoz e pyeti nëse ai kishte stërvitur me skuadrën, por reprezentuesi spanjoll refuzoi të përgjigjej derisa largohej me makinën e tij./Zëri

Image