Kosova i mëson kundërshtarët e Botërorit më 21 maj

Kosova i mëson kundërshtarët e Botërorit më 21 maj

Sport April 18, 2019 - 18:26
Detajet

Shorti për kampionatin botëror të juniorëve në hendboll “Spanja 2019” do të tërhiqet më 21 maj në Pontevedra të Spanjës.

Botërori mbahet prej 16 deri më 28 korrik në Vigo dhe Pontevedra, shkruan Zëri.info.

Për herë të parë në një botëror merr pjesë edhe Kosova, falë suksesit historik në IHF Trophy. Kosova synon disa fitore në botëror, por shumë do të varet prej shortit. IHF-ja ka ndarë përfaqësueset nëpër rreshta, duke u bazuar në performancë.

Rreshti 1: Sllovenia, Franca, Gjermania, Portugalia

Rreshti 2: Spanja, Egjipti, Kroacia, Islanda

Rreshti 3: Serbia, Norvegjia, Suedia, Hungaria

Rreshti 4: Argjentina, Tunizia, Nigeria, Brazili Rreshti 5: Korea, Japonia, Bahrejni, Danimarka

Rreshti 6: Kili, Australia, SHBA-ja, Kosova (Do të formohen katër grupe me nga gjashtë ekipe)./Zëri