Zyrtare: Përfundon edicioni për yllin e Juventusit

Zyrtare: Përfundon edicioni për yllin e Juventusit

Sport April 18, 2019 - 17:39
Detajet

Sami Khedira nuk do të jetë në gjendje që të luajë më këtë edicion për Juventusin, transmeton zeri.info

Klubi italian ka lëshuar një njoftim, ku tregon se Khedira do t’i nënshtrohet një operacioni në gjurin e tij të djathtë.

Lëndimin e ka shpjeguar edhe vetë reprezentuesi gjerman përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

“Pas katër muajve me dhimbje të vazhdueshme në gju – me disa ditë më të këqija se të tjerat – unë kam vendosur që t’i nënshtrohem një operacioni, që ta ndreq dhe ta shëroj plotësisht. Operacion pritet të bëhet në dy javët e ardhshme”, ka shkruar Khedira./Zëri