Skenë për të mos u humbur: Festa e ‘çmendur’ e Pochettinos dhe lojtarëve të Tottenhamit në zhveshtore pas kualifikimit në gjysmëfinale të Championsit

Skenë për të mos u humbur: Festa e ‘çmendur’ e Pochettinos dhe lojtarëve të Tottenhamit në zhveshtore pas kualifikimit në gjysmëfinale të Championsit

Sport April 18, 2019 - 17:17
Detajet

Mbrëmë Tottenhami e siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pavarësisht humbjes 4:3 në udhëtim te Manchester City, transmeton zeri.info

Rezultati i përgjithshëm i të dy ndeshjeve çerekfinale ishte 4:4, derisa klubi londinez u kualifikua tutje falë golave të shënuar si mysafir.

E mërkura ishte me të vërtetë një natë fantastike për Tottenhamin, derisa futbollistët dhe trajneri i klubit londinez, Mauricio Pochettino bënë një festë të ‘çmendur’ në zhveshtore.

Madje, strategu argjentinas bëri edhe festimin që e kishin bërë Diego Simeone dhe Cristiano Ronaldo në fazën e mëhershme të këtij kompeticioni./Zëri