Pas humbjes nga Ajaxi, Allegri befason të gjithë me deklaratën e tij

Pas humbjes nga Ajaxi, Allegri befason të gjithë me deklaratën e tij

Sport April 16, 2019 - 23:52
Detajet

Juventusi u eliminua nga Ajaxi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton zeri.info

Klubi italian u mposht nga holandezët me rezultatin e përgjithshëm 3:2.

Pas kësaj humbjeje, trajneri i Juves, Massimiliano Allegri ka thënë se do të qëndrojë ende te klubi italian.

“Futbolli është i egër, derisa pësoni një gol të rastësishëm, frika zë vend, ne ishim të tërhequr në pjesën e dytë dhe duhej të kishim pasur qasje tjetër. Ajaxi e meritoi plotësisht rezultatin dhe kualifikimin në gjysmëfinale”, deklaroi Allegri.

“Unë i kam thënë presidentit që do të rri. Ne do të ulemi me klubin dhe do të mendojmë për të ardhmen”, shtoi ai./Zëri