'Perla' e Bleros - harron Leo Messin, thotë se Dembele do ta vendosë ndeshjen e nesërme

'Perla' e Bleros - harron Leo Messin, thotë se Dembele do ta vendosë ndeshjen e nesërme

Sport prill 15, 2019 - 23:55
Detajet

Barcelona dhe Manchester Unitedi do ta zhvillojnë nesër çerekfinalen e dytë të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë në Mançester mbaroi 0:1 për Barcelonën, shkruan Zëri.

Ndërkaq, këngëtari kosovar, Blero, i njohur si tifoz i flaktë i Barcelonës, pret shumë nga Ousmane Dembele.

"Çfarë më befason është vetëbesimi i Ousmane Dembles, pres shumë nga ai nesër ndaj Man Unitedit", tha Blero në "Dueli Sportiv".

"Atij nuk i intereson se luan përkrah më të mirit në botë, ai dëshiron ta vendosë ndeshjen", shtoi Blero./Zëri/