Munishi, 'mbret' i analizave, parashikimi i tij për finalen e Kupës së Kosovës nuk do koment

Munishi, 'mbret' i analizave, parashikimi i tij për finalen e Kupës së Kosovës nuk do koment

Sport prill 15, 2019 - 23:39
Detajet

Ismet Munishi e ka dhënë një prognozë interesante për një finale të mundshme të Kupës së Kosovës.

Në gjysmëfinale, Vëllaznimi përballet me Trepçën'89, ndërkaq Ballkani me Feronikelin, shkruan Zëri.

Kurse, Munishi thotë se skuadra e vetme që mund ta mposhtë favoritin, Feronikelin në finale është Vëllaznimi.

"Trepça'89 ka gjasa të na eliminoj, por Ballkani e ka më problem ndaj Feronikelit", tha Munishi në "Dueli Sportiv".

"E vetmja skuadër që mundet ta mposht Feronikelin në finale është vetëm Vëllaznimi", shtoi Munishi./Zëri/