Ylli i Trepçës'89 ka një koment interesant për tifozët e Vëllaznimit

Ylli i Trepçës'89 ka një koment interesant për tifozët e Vëllaznimit

Sport prill 15, 2019 - 23:33
Detajet

Futbollisti i Trepça'89, Engjëll Hoti ka vlerësuar lart edhe tifozët e Vëllaznimit, "Kuqezinjët e Jakovës".

Në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, 89-shi do të përballet me Vëllaznimin e Ismet Munishit dy herë, shkruan Zëri.

Ndërkaq, Hoti ka lavdëruar edhe tifozët gjakovarë.

"Kam dëgjuar për tifozët e Vëllaznimti, janë shumë të mirë në tribuna", tha Hoti në "Dueli Sportiv".

"Sa i përket ndeshjeve, do të luhen dy sosh dhe nuk do të jetë e lehtë", vlerësoi ylli i klubit mitrovicas./Zëri/