Drejtori i Ballkanit zbulon se pse klubi zgjodhi Gani Sejdiun për trajner

Drejtori i Ballkanit zbulon se pse klubi zgjodhi Gani Sejdiun për trajner

Sport prill 15, 2019 - 23:29
Detajet

Gani Sejdiu do të jetë trajneri i ardhshëm i Ballkanit.

Pas shkarkimit të Sami Sermaxhaj, Sejdiu do ta marrë drejtimin e klubit nga Theranda, shkruan Zëri.

Ndërkaq, drejtori Ismajl Kasumi i ka uruar sukses Sejdiut.

"Ka qenë koha shumë e shkurtër, klubi është dashur të reagojë shpejt dhe ta marrë një trajner", tha Kasumi në "Dueli Sportiv".

"Pas bisedës me disa, Gani Sejdiu ka pranuar dhe unë i uroj sukses", vlerësoi Kasumi.

"Ndërrimi i trajnerit sjell rezultat pas dy ndeshjeve, le ta shohim", shtoi Kasumi./Zëri/