Engjëll Hoti komenton dy golat që 'shkarkuan' trajnerin e Ballkanit

Engjëll Hoti komenton dy golat që 'shkarkuan' trajnerin e Ballkanit

Sport prill 15, 2019 - 23:24
Detajet

Ylli i Trepçës'89, Engjëll Hoti po e shijon aventurën e re në Kosovë.

Hoti shënoi dy gola të bukur në fitoren e 89-shit ndaj Ballkanit 2:1, fitore që rezultoi me shkarkimin e trajnerit kundërshtar, Sami Sermaxhaj.

Por, Hoti thotë se qëllimi i vetëm i skuadrës së tij ishte fitorja.

"Qëllimi ishte ta merrnim fitoren, dhe jo ta shkarkonim trajnerin e Ballkanit", tha Hoti në "Dueli Sportiv".

"Futbolli është pasion, është 'show' dhe ne e duam atë ofanziv", shtoi Hoti./Zëri/