Moderatori e 'ngacmon' yllin e Trepçës'89 për Arta Nitajn - ky është reagimi i tij

Moderatori e 'ngacmon' yllin e Trepçës'89 për Arta Nitajn - ky është reagimi i tij

Sport prill 15, 2019 - 23:19
Detajet

Ylli i Trepçës'89, Engjëll Hoti po e shijon aventurën e re në Kosovë.

Pasi kishte jetuar dhe luajtur në Perëndim, Hoti është kthyer në Kosovë për të luajtur te Trepça'89, shkruan Zëri.

Ndërkaq, sonte futbollisti i klubit mitrovicas është ftuar në emisionin "Dueli Sportiv".

Në mes të tjerash, ai është pyetur për jetën në Mitrovicë.

Image

"Po, kam ku të dalë dhe jam i kënaqur kështu", tha fillimisht Hoti.

Më pas, moderatori i emisionit e pyeti paksa Hotin edhe për femrat në Kosovë, duke ia përmendur edhe kolegen e tij, Arta Nitaj.

"Po, femrat janë të bukura", tha Hoti duke qeshur./Zëri/