Bylbyl Sokoli tregon objektivat e Ferizajt, zbulon favoritin për titull

Bylbyl Sokoli tregon objektivat e Ferizajt, zbulon favoritin për titull

Sport prill 15, 2019 - 23:12
Detajet

Trajneri i Ferizajt, Bylbyl Sokoli i ka zbuluar objektivat e skuadrës së tij për këtë sezon.

Pas fitores ndaj Feronikelit, Sokoli pranon se ka një atmosferë më optimiste te skuadra e tij, shkruan Zëri.

"Është një atmosferë më optimiste në skuadër pas fitores në fundjavë", tha Sokoli në "Dueli Sportiv".

"Pikënisja jonë është barazhi, por ky është kampionati më i vështirë në të cilin kam qenë pjesë", shtoi Sokoli.

"Sa i përket luftës për titull, më afër e shoh Llapin shkaku i ngarkesës më të ulët psiqike", vlerësoi Sokoli./Zëri/