Analizë interesante nga Ismet Munishi për Superligën, ka një mesazh edhe për presidentin e Feronikelit

Analizë interesante nga Ismet Munishi për Superligën, ka një mesazh edhe për presidentin e Feronikelit

Sport prill 15, 2019 - 23:07
Detajet

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi ka analizuar luftën për titull në Superligën e Kosovës.

Pas humbjes së Feronikelit, Prishtina është bashkuar me Niklin në krye të tabelës, teksa Llapi është dy pikë larg vendit të parë, shkruan Zëri.

Ndërkaq, Munishi thotë se deklaratat pas ndeshjes nga trajnerët duhet larguar.

"Deklaratat pas ndeshjes nuk janë kurrë reale, sepse janë në gjendje shoku dhe unë i kisha larguar këto deklarata", tha Munishi në "Dueli Sportiv".

"Feronikeli i ka prapë gjasat më të mëdha për titull, dhe në ndeshjen e fundit, e pret skuadrën e dytë në shtëpi", shtoi Munishi.

Më pas, Munishi ka komentuar edhe deklaratat shokuese të presidentit të Feronikelit, Naser Ramaj.

"Fillimisht për portierin Florjan Smakiqi mund të them se është ndër më të mirët në Kosovë, gabime të tilla i ndodhin çdo kujt", vlerësoi trajneri i Vëllaznimit.

"Futbolli është sporti i vetëm në botë që nuk fiton skuadra më cilësore. Presidenti i Niklit është nxituar paksa, por është njeri fantastik dhe ka investuar shumë në sport", vazhdoi Munishi./Zëri/