Sezon i dështuar te Real Madridi, vendi i dytë vetëm në ëndërr

Sezon i dështuar te Real Madridi, vendi i dytë vetëm në ëndërr

Sport prill 15, 2019 - 23:04
Detajet

Real Madridi ka barazuar 1:1 në udhëtim ndaj Leganes, rezultat ky që ia vështirëson edhe më tepër synimit për vendin e dytë.

Jonathan Silva shënoi për vendasit krejt në fund të pjesës së parë ndërsa gjashtë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, barazoi francezi Benzema.

Reali luajti më mirë deri në fund, por nuk mundën të marrin tri pikë nga ‘Estadio Municipal de Butarque’.

Me këtë rezultat, madrilenët mbesin në vendin e tretë me 61 pikë, 4 më pak se rivalët e Atletico Madridit në vendin e dytë. Ndeshjen e ardhshme kanë një test tejet të vështirë, teksa presin Athletic Bilbaon në ‘Bernabeu’./Zëri/