Bylbyl Sokoli nuk dorëhiqet nga 'deklarata e famshme' pas fitores ndaj Feronikelit

Bylbyl Sokoli nuk dorëhiqet nga 'deklarata e famshme' pas fitores ndaj Feronikelit

Sport prill 15, 2019 - 23:01
Detajet

Trajneri i Ferizajt, Bylbyl Sokoli e ka komentuar fitoren e skuadrës së tij ndaj Feronikelit në fundjavë.

Në Drenas, Ferizaj shkaktoi befasinë e javës duke e mposhtur Feronikelin 2:1, shkruan Zëri.

Ndërkaq, Sokoli thotë se favorit në këtë ndeshje ishte Feronikeli.

"Favorit absolut ka qenë Feronikeli në këtë ndeshje", tha Sokoli në "Dueli Sportiv".

"Kam thënë se bëm paraqitje të dobët në disiplinën taktike, pranuam nga pozita ku kemi stërvitur një javë", vlerësoi Sokoli.

"Qëllimi ynë ishte të prezantohemi sa më mirë ndaj Niklit, por ne luajtëm më mirë me Dritën, Prishtinën dhe Llapin", shtoi Sokoli./Zëri/