Rikthehet Xhaka, Arsenali arkëton pikë të plota në 'Vicarage Road'

Rikthehet Xhaka, Arsenali arkëton pikë të plota në 'Vicarage Road'

Sport prill 15, 2019 - 22:56
Lexo Detajet

Arsenali ka mposhtur minimalisht 1:0 skuadrën e Watford në udhëtim, për t’u ngjitur në vendin e katërt në tabelë me 66 pikë.

Sulmuesi nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang shënoi golin e vetëm, pas vetëm 10 minutave lojë duke përfituar nga një gabim i portierit Ben Foster.

Një minutë më vonë, Watford mbeti me një lojtar më pak pas ndëshkimit me të kuq nga Troy Deeney, shkruan Zëri.

Arsenali e mbajti këtë rezultat deri në fund ndërsa raste pati nga dy taborret, për më tepër Watford qëlluan edhe shtyllën.

Arsenali udhëton të enjten për ta luajtur ndeshjen kthyese ndaj Napolit në Ligën e Evropës, pastaj pret Crystal Palacen në Premierligë./Zëri/