Trajneri që kërkon hakmarrje, nxehet sfida një ditë para ndeshjes

Trajneri që kërkon hakmarrje, nxehet sfida një ditë para ndeshjes

Sport prill 15, 2019 - 22:25
Detajet

Nesër në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec zhvillohet ndeshja e parë çerekfinale e Play-Offit të Superligës së Kosovës në basketboll, ndërmjet Rahovecit e Ponte Prizrenit, shkruan Zëri.

Trajneri prizrenas i Pontes, Arbnor Rifati, kërkon hakmarrje nga “vreshtarët” prej të cilëve ishte eliminuar në garat e Kupës së Kosovës, ditë më parë.

“Jemi të sigurt në fitore, çdo ditë nuk janë ndeshjet e kupës, ajo çka ndodh njëherë nuk ndodh gjithëherë , ky është play-offi dhe ne jemi të sigurt që do jemi kundërshtarët e Golden Eagle Yllit në gjysëmfinale", ka thënë Rifati për Zërin.

“Do të hakmirremi dhe kemi skuadër më me potencial se ‘vreshtarët’”, ka thënë trajneri Arbnor Rifati.

Në çerekfinalen tjetër, Bashkimi është mikpritës i Trepçës./Zëri/