Shkrimi i veçantë i mediumit të Liverpoolit për festën e 'çmendur' të Shaqirit dhe Klopp

Shkrimi i veçantë i mediumit të Liverpoolit për festën e 'çmendur' të Shaqirit dhe Klopp

Sport prill 15, 2019 - 21:46
Detajet

Liverpooli u rikthye në krye të tabelës së Premierligës pas fitores ndaj Chelseat në pasditën e së dielës.

Sadio Mane dhe Mohamed Salah shënuan golat në fitoren 2:0 të Liverpoolit në "Anfield".

Image

Ky rezultat nënkupton se skuadra e Jurgen Klopp renditet në vendin e parë në tabelë, dy pikë para Manchester Cityt që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, shkruan Zëri.

Por, njëra prej pikave diskutuese pas kësaj ndeshje ishte edhe mesfushori nga Kosova, Xherdan Shaqiri.

Mungesa e minutazhës së Shaqirit në ajvët e fundit ka shkaktuar bujë në opinionin sportiv.

Image

Njëra prej gjërave që u diskutua ishte edhe mundësia e prishjes së raporteve mes Shaqirit dhe trajnerit Klopp.

Por, kur Salah shënoi golin e bukur dhe të fitores për "Të Kuqtë", trajneri Klopp u drejtua kah Shaqiri për ta përqafuar dhe për të festuar së bashku.

Në videon e mëposhtme, mund ta shihni momentin brilliant, që shuan spekulimet për prishjen e raporteve mes dyshes./Zëri/