Kartoni i kuq më 'palidhje' i këtij sezoni u dha në ndeshjen Watford - Arsenal

Kartoni i kuq më 'palidhje' i këtij sezoni u dha në ndeshjen Watford - Arsenal

Sport prill 15, 2019 - 21:18
Detajet

Arsenali është në avantazh prej një goli pas rreth 20 minutash lojë në "Vicarage Stadium".

Pas një gabimi nga portieri i Watfordit, Ben Foster, Aubameyang shënoi për 1:0 në minutën e dhjetë, shkruan Zëri.

Megjithatë, një minutë më vonë ndodhi një incident tjetër.

Sulmuesi i Watfordit, Troy Deeney u ndëshkua me të kuq pas një 'ndërhyrje' në mbrojtësin e Arsenalit.

Nga të gjithë në rrjetet sociale, ky karton i kuq po cilësohet i panevojshëm nga ana e gjyqtarit./Zëri/