Konfirmohet: Ylli i Kosovës në Barcelonë
FOTO: Laura Hasani

Konfirmohet: Ylli i Kosovës në Barcelonë

Sport prill 15, 2019 - 21:08
Detajet

Në verën e vitit të kaluar, Lazio kishte transferuar Valon Berishën nga RB Salzburg për shumën e 7.5 milionë eurosh.

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës iu bashkua romakëve pas një sezoni të suksesshëm në Austri, ku kishte zhvilluar 45 ndeshje në të gjitha garat, shkruan Zëri.

Megjithatë, ky sezon ka qenë fatkeq për 26-vjeçarin.

Mesfushori kosovar ka luajtur vetëm 538 minuta, ku 192 prej tyre në Serie A.

Image

Arseyaj e kësaj? Lëndimi, i cili nuk e ka lënë aspak rehat Berishën.

Tani, siç raporton "Radiosei", Berisha pritet ta ketë një operim në gju për t'i shmangur këto probleme.

Tutje, mediumi në fjalë shkruan se Berisha do të udhëtojë në Barcelonë për konsultime mjekësore rreth lëndimit, derisa një operim eventual do t'ia humbaste atij pjesën e mbetur të sezonit./Zëri/