Skandaloze: Tifozët e Crvena Zvezdës i fyejnë shqiptarët

Skandaloze: Tifozët e Crvena Zvezdës i fyejnë shqiptarët

Sport prill 15, 2019 - 20:57
Detajet

Sjelljet e tifozëve të Crvena Zvezdës në ndeshjen e basketbollit ndaj Buducnostit të Podgoricës, kjo e fundit i ka karakterizuar si josportive.

Gazetari i njohur malazez, Nebojsa Sofranac, i njohur si tifoz i Crven Zvezdes, në një postim në Facebook, i ka kualifikuar si të rënda sjelljet e tifozëve në Beograd, shkruan Zëri.info.

“Asnjëherë nuk kam parë që nga nxemja, e madhe edhe deri te tuneli, të ketë shtyrje, pështyre rrugaçe dhe fyerje nacionaliste, ku rreth 7 mijë njerëz gjatë tërë natës bërtasin: “Siptari” duke shëruar plagët e tyre shekullore, që 50 herë ta fyejnë kryetarin e klubit dhe shtetit të tyre, pastaj të kenë besim në të, e të njëjtin zemërim ta kenë në fillim të ndeshjes, e madje edhe kur kishin 49 pikë epërsi.

“Këtë duhet parë drejtpërdrejt, po të ishte në Evropë ndeshja do të ndërpritej 10 herë, për shkak të sulmit fizik dhe për shkak të shovinizmit, racizmit dhe klero-fashizmit”, ka thënë Sofranac. /Zëri.info