Prognoza interesante e Ronaldinhos për duelin Barcelona - Man United

Prognoza interesante e Ronaldinhos për duelin Barcelona - Man United

Sport prill 15, 2019 - 20:15
Lexo Detajet

Futbollisti legjendar i Brazilit, Ronaldinho, ka zbuluar se si Manchester Unitedi mund ta eliminojë Barcelonën në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell zeri.info.

“Si po luan tash Barcelona besoj se do të kalojë tutje. Por, nëse United shënon i pari, lojtarët dhe tifozët do të nervozohen dhe gjithçka është e mundur”, ka thënë Ronaldinho, ndërsa më pas i ka komentuar gjasat e Tottenhamit ndaj Manchester Cityt.

“Pse nuk do të mund ta fitojë Tottenhami Ligën e Kampionëve?! Sepse nuk kanë histori në këtë garë, të cilën nuk e kanë fituar asnjëherë”, ka thënë futbollisti legjendar. /Zëri/