Futbollisti i Shkëndijës goditet nga tifozët e Vardarit, këndohen këngë kundër shqiptarëve

Futbollisti i Shkëndijës goditet nga tifozët e Vardarit, këndohen këngë kundër shqiptarëve

Sport prill 15, 2019 - 12:40
Detajet

Dje është zhvilluar derbi i fundjavës në ligën maqedonase, derisa janë përballur Vardari dhe Shkëndija e Tetovës, transmeton zeri.info

Ndeshja u mbyll pa gola 0:0.

Gjatë gjithë ndeshjes ka pasur këngë kundër shqiptarëve nga ana e tifozëve maqedonas, që e kanë tejkaluar limitin e tyre, ndërkohë që kulmi i sjelljeve të ulta është regjistruar në minutën e 88-të, kur tifozët e Vardarit kanë goditur me sende të forta futbollistin e Shkëndijës, Mevlan Murati.

Futbollisti shqiptar qëndroi i shtrirë në fushë për disa minuta, ndërkohë që mori ndihmën e stafit mjekësor.

Pritet që Federata Maqedonase e Futbolli të marrë masat për këtë ngjarje të paprecedentë të ndodhur në këtë sfidë.