Pas Gjilanit, Afrim Tovërlani e refuzon ofertën e klubit tjetër të Superligës

Pas Gjilanit, Afrim Tovërlani e refuzon ofertën e klubit tjetër të Superligës

Sport prill 15, 2019 - 12:40
Detajet

Ofertat në drejtim të trajnerit të mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlani, nuk kanë të ndalur, shkruan Zëri.info.

Pas Gjilanit, klub i cili e kërkoi me ngulm ditë më parë, trajneri i njohur si ‘Toki’ së fundmi ka pranuar ofertë edhe nga skuadra tjetër e Superligës, Ballkanit.

Klubi nga Suhareka, gjatë ditës së sotme e ka ndërprerë bashkëpunimin me Sami Sermaxhajn derisa i preferuari i tyre ka qenë Afrim Tovërlani.

“Kam biseduar me Ballkanin, mirëpo nuk kam pranuar pasi që është vonë. Nuk do të ishte korrekte po qe se do të pranoja ndonjë ofertë edhe nga ana e kryetarit të Gjilanit, Florim Zuka”, ka thënë për Zëri, Afrim Tovlërlani.

Kujtojmë se Tovërlani është trajneri më i suksesshëm në historinë e pasluftës në futbollin e Kosovës.

Ndryshe, Ballkani së fundmi ka arritur marrëveshje me trajnerin Gani Sejdiu.

Trajneri nga Mitrovica e ka konfirmuar lajmin për Zëri. “Sot e kemi edhe një takim dhe besoj se do të arrijmë marrëveshje. Jemi shumë afër”, ka thënë për Zëri, Gani Sejdiu. /Zëri.info