Ballkani ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur kosovar

Ballkani ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur kosovar

Sport prill 15, 2019 - 12:24
Detajet

‘Timonieri’ i mirënjohur kosovar, Gani Sejdiu do të emërohet gjatë ditës së sotme trajner i Ballkanit të Therandës, raporton Zëri.info.

Gazeta ‘Zëri’ e ka kontaktuar Sjediun i cili e ka konfirmua lajmin.

“Sot e kemi edhe një takim dhe besoj se do të arrijmë marrëveshje. Jemi shumë afër”, ka thënë Gani Sejdiu për Zëri.

Ai do ta zëvendësojë në këtë pozitën, trajnerin e larguar sot Sami Sermaxhaj.

Sejdiu ndër të tjera i shpalosi edhe synimet e Ballkanit. “Synimet janë ikja e barazhit dhe Kupa e Kosovës. Dihet se është shuam vështirë ndaj Feronikelit në Kupë, por ne do ta japim maksimumin”, ka thënë Gani Sejdiu.

Ky si synim kryesor në këtë edicion e ka mbijetesën. Në ndeshjen e fundit humbi nga Trepça '89 me rezultat 2:0.

Pas xhiros së 27 Ballkani ndodhet në pozitën e tetë me 32 pikë të grumbulluara. /Zëri.info