Solskjaer: Kështu do të motivohemi për ndeshjen ndaj Barçës

Solskjaer: Kështu do të motivohemi për ndeshjen ndaj Barçës

Sport prill 15, 2019 - 12:09
Detajet

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer thotë se ekipi i tij do të shfrytëzojë si motivim fitoret në udhëtim ndaj Paris Saint-Germainit dhe Juventusit për ndeshjen e nesërme ndaj Barcelonës, transmeton zeri.info

Manchester Unitedi u mposht minimalisht 1:0 në “Old Trafford” në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, derisa nesër zhvillohet ndeshja e dytë në “Camp Nou”.

Paris Saint-Germaini kishte triumfuar 2:0 në Mançester, por “djajtë e kuq” e kishin mposhtur klubin francez 3:1 në Paris për të kaluar tutje në çerekfinale.

Ndërkohë, Juventusin e kishin mposhtur 2:1 në Torino në fazën e grupeve.  

“Ne do të përdorim ndeshjen me PSG-në, ne do të përdorim fitoren në udhëtim te Juventusi. Ne kemi mposhtur disa skuadra të mira jashtë shtëpisë këtë vit dhe kemi luajtur nga disa lojtarëve të mëdhenj”, ka deklaruar norvegjezi./Zëri