Prezantuesja e motit kërcënohet me vdekje për shkak se ndërpreu transmetimin e lojës së Tiger Woodsit

Prezantuesja e motit kërcënohet me vdekje për shkak se ndërpreu transmetimin e lojës së Tiger Woodsit

Sport prill 15, 2019 - 11:54
Detajet

Prezantuesja e motit në “CBS”, Ella Dorsey ka marrë kërcënime me vdekje pasi ndërpreu transmetimin e lojës së Tiger Woodsit për të raportuar për një tornado, transmeton zeri.info

Dorsey u shfaq në transmetim, derisa Woods e bëri rikthimin e tij të madh në golf në Augusta, shkruan "The Sun" 

Transmetimi i lojës së Woodsit u ndal për rreth 10 minuta.

Për shkak të kësaj, prezantuesja ka marrë kërcënime me vdekje.

Ajo më pas ka reaguar duke thënë se më me rëndësi është jeta e njerëzve se sa pesë minuta golf.

“Për të gjithë që më kanë dërguar kërcënime me vdekje, nuk do të thoshit asnjë gjë nëse tornado do ta përmbyste shtëpinë tuaj këtë pasdite. Jetët kanë më shumë rëndësi se sa 5 minuta golf. Unë do të vazhdoj ta përsëris dhe kur e ndërkrejmë programin e bëjmë për t’i mbajtur njerëzit të sigurt”, ka shkruar ajo në rrjetin social “Twitter”./Zëri

Image

Image

Image