Gjest i madh nga Son, dhuron para për viktimat e prekura nga zjarret në vendlindjen e tij

Gjest i madh nga Son, dhuron para për viktimat e prekura nga zjarret në vendlindjen e tij

Sport prill 15, 2019 - 11:14
Detajet

Sulmuesi i Tottenhamit, Son Heung-min ka dhuruar para pasi një zjarr i madh kaploi një pyll të tërë në vendlindjen e tij, derisa dy njerëz kanë mbetur të vdekur, transmeton zeri.info

Son dhuroi 100,000 funte për viktimat në Kore të Jugut.

Zjarri kaploi regjionin malor në verilindje të Koresë së Jugut, afër kufirit me Korenë e Veriut, derisa dy persona humbën jetën, kurse qindra të tjerë mbetën pa shtëpi.

“Nuk është asgjë krahasuar me atë që kanë sakrifikuar viktimat. Edhe pse jetoj jashtë vendit, unë e di se çfarë ndodhë në shtetin tim. Unë mendoj se duhet të bëj diçka kur ka ndonjë katastrofë të madhe në vendlindjen time”, ka deklaruar ai./Zëri