Lajmi i fundit: Zbulohet trajneri i përzgjedhur nga Armand Duka për Kombëtaren shqiptare

Lajmi i fundit: Zbulohet trajneri i përzgjedhur nga Armand Duka për Kombëtaren shqiptare

Sport prill 15, 2019 - 10:50
Detajet

Edi Reja pritet të jetë trajneri i ri i Kombëtares, që do të zëvendësojë Christian Panuccin. Mësohet se tekniku 73-vjeçar është kandidati i përzgjedhur nga presidenti Armand Duka dhe ka pranuar kushtet e vendosura nga FSHF.

Në ditët në vijim italiani, pritet të firmosë kontratën deri në muajin nëntor me mundësi rinovimi.

“Panorama Sport” mëson se mbas Asamblesë të Përgjithshme do të ketë një takim mes presidentit Duka dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, ku një prej çështjeve që pritet të diskutohet është edhe emri i trajnerit të Kombëtares.

Duke qenë se është e drejtë ekskluzive e Presidentit të FSHF-së për të zgjedhur trajnerin, sot Duka pritet t’ua komunikojë edhe anëtarëve të komitetit në mënyrë zyrtare.