Duka me deklaratë interesante për kurdisjen e ndeshjeve në Shqipëri

Duka me deklaratë interesante për kurdisjen e ndeshjeve në Shqipëri

Sport prill 15, 2019 - 10:36
Detajet

Po zhvillohet në hotel “Tirana Internacional” Asambleja e Zakonshme e Futbollit Shqiptar me praninë e të gjithë anëtarëve të saj.

Në këtë Asamble  do të bëhet analiza e punës  mes dy asambleve, do të miratohen raportet financiare, pas auditimit përkatës, si dhe do të zyrtarizohen disa ndryshime në bazë të propozimeve të bëra, ku ndër më të rëndësishmit është propozimi për të drejtën televizive. Në këtë pikë, FSHF synon të bëhet pronare e vetme e saj, pa klubet.

Kryetari i Federatës së Futbollit Shqiptar, Armand Duka, në prezantimin e raportit të punës foli dhe për fiksimin e rezultateve.

“E pamundur të lejohen tolerime të tillë në një shoqëri të civilizuar si kjo e jonja. Fiksimi i rezultateve nuk mund të luftohet vet, përpjeket që FSHF-ja ka bërë nuk kanë gjetur mbështetje nga instuticionet përkatëse. Ne gjithë së bashku duhet të t’i themi stop fenomeneve të tilla”, deklaroi Duka.