Zyrtare: Ansi Agolli transferohet në New York Cosmos në SHBA

Zyrtare: Ansi Agolli transferohet në New York Cosmos në SHBA

Sport March 26, 2019 - 20:47
Lexoni detajet

Ansi Agolli është transferuar te New York Cosmos në ligën NALS në Shtetet e Bashkuara, pas dhjetë viteve qëndrimi në Qarabag.

Ylli i Kombëtares së Shqipërisë do ta nisë një aventurë të re në nivelin e dytë të futbollit në SHBA me Neë York Cosmos, raporton Gazeta Express.

Agolli ka thënë se është i ngazëllyer që do të luajë në Cosmos dhe se mezi e pret fillimin e sezonit të ri.

“Jam shumë i ngazëllyer me aventurën e re në New York Cosmos. Mezi pres ta nisi sezonin e rregullt”, shkroi ai në Facebook.

“Dua ta falënderoj presidentin Joe Barone, trajnerin Mendes dhe agjentin Luan Kadriun që ma ofruan këtë mundësi”, shtoi ai. 

Image