Ngjarje e pazakontë në ndeshjen Portugali – Serbi, shikoni se çka gjeti gjyqtari në fushë

Ngjarje e pazakontë në ndeshjen Portugali – Serbi, shikoni se çka gjeti gjyqtari në fushë

Sport March 26, 2019 - 17:09
Lexoni detajet

Portugalia dhe Serbia kanë luajtur baras (1:1) në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian të futbollit “Euro 2020” në stadiumin “Da Luz” në Lisbonë, shkruajnë mediat portugeze, përcjell zeri.info.

Por, një ngjarje e pazakonshme ka ndodhur para fillimit të pjesëlojës së dytë, atëherë kur futbollistët kanë dalë në fushë.

Në të vërtetë, një prej futbollistëve të Portugalisë e ka vërejtur në fushë një telefon mobil, të cilin ia ka dhënë gjyqtarit kryesor, teksa ky i fundit e ka përcjellë atë te gjyqtari i katërt.

Kjo ngjarje ka provokuar të qeshura te disa futbollistë, ndërsa mendohet se telefoni është i njërit prej punëtorëve që kanë punuar në rregullimin e barit të stadiumit. /Zëri.info

Image