Juventusi del me njoftim zyrtar për lëndimin e Ronaldos

Juventusi del me njoftim zyrtar për lëndimin e Ronaldos

Sport March 26, 2019 - 16:34
Detajet

Juventusi ka njoftuar se Cristiano Ronaldo ka pësuar në tërheqje të vogël muskulore, transmeton zeri.info

Sulmuesi u lëndua dhe u detyrua ta lëshojë fushën në ndeshjen e përfaqësueses portugeze kundër asaj serbe.

Ky lëndim kishte bërë që paraqitja e tij ndaj Ajaxit në Ligën e Kampionëve të vihej në dyshim.

Por, uebfaqja zyrtare e Juventusit njofton se ky ka qenë një lëndim i vogël dhe pritet që ai të jetë i gatshëm për udhëtimin drejt Amsterdamit me 10 prill.

Edhe pse lëndimi nuk duket serioz, ish-futbollisti i Real Madridit pritet t’i nënshtrohet edhe disa testeve mjekësore pasi të kthehet në Torino./Zëri