E përditshmja zvicerane ‘Blick’ shkruan për Kosovën: Kur i gjithë populli bashkohet rreth përfaqësueses
Foto: Laura Hasani

E përditshmja zvicerane ‘Blick’ shkruan për Kosovën: Kur i gjithë populli bashkohet rreth përfaqësueses

Sport March 26, 2019 - 10:59
Detajet

Kosova të hënën e filloi kampanjën e saj të parë në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Evropian, duke barazuar 1:1 me Bullgarinë. Por, gjatë kësaj kohe e përditshmja zvicerane “Blick” ka shkruar për përkrahjen e madhe që ka përfaqësuesja verdhekaltër, derisa arrin ta bashkojë të gjithë popullin përreth ekipit, transmeton zeri.info

“Të rritur në luftë. Më të fortë se frika”

Vedat Bajrami është aktivisht i përfshirë së bashku me disa të njerëz të famshëm të tjerë në grupin e tifozëve “Dardanët”. Slogani emocional i tyre është “Të rritur nga lufta” Më të fortë se frika”. Aty është  edhe Afrim Tovërlani. Ai qëndron në mes të lokalit të stërmbushur të qendrës, duke pirë një birrë dhe thotë se sapo ka qenë për rreth një orë në një debat televiziv. Për çfarë ishte emisioni televiziv? “Për futbollin sigurisht!”, përgjigjet Tovërlani, ish-lojtar dhe trajner rekordmen i Prishtinës. “Kombëtarja ndryshoi gjithçka. Njerëzit shpeshherë kanë parë lojtarë të mirë që nuk e kanë pasur rastin asnjëherë të luajnë ndërkombëtarisht. Për këtë arsye njerëzit janë kaq euforik tani”, thotë strategu kosovar. Ai kurrë nuk e pati shansin. Licencat e tij si trajner bënë që ai të arrinte të mërgonte në Bosnje dhe në Shkup.

Image

Foto: Petrit Rrahmani

Tovërlani, dikur tifoz i Zvicrës

Në ditën e ndeshjes kundër danezëve ai vjen në stadiumin e ri “Fadil Vokrri”. Simboli i futbollit kosovar e ka marrë emrin e sulmuesit legjendar tashmë të ndjerë. “Ne ishim të përfshirë në skuadra të tjera si Shqipëria dhe Zvicra. Tani nuk kemi nevojë që t’i eksportojmë më shpresat tona”, tregon ai. Në ndeshjet e kombëtares vijnë familjet së bashku me fëmijë, adoleshentë dhe shumë gra. Jo sikur më parë, kur sporti modest në ligën vendore praktikisht nuk ka pasur interesim të madh në publik. Por, njëra prej tyre ka qenë aty për një kohë të gjatë, Lume Muhadri, gjyqtarja e vetme e FIFA-s në Kosovë. Ajo referon në Superligën e meshkujve. Ajo gjithashtu ishte një lojtare e mirë, pasi që kishte luajtur në Maqedoni dhe Suedi, transmeton zeri.info

“Ndonjëherë ishte e pështirë”

Për shkak se nuk kishte ligë të femrave dhe kombëtare në kohën e saj, ajo herët u njoftua me referimin për të qenë e përfshirë në futboll. “Sot jam plotësisht e pranuar. Por, në fillim kishte shumë skepticizëm. Mentaliteti, sidomos në fshatra është sfidues. Thuhej: ;ti je kaq e bukur, më mirë shko si modele dhe lëre referimin për meshkujt’. Ndonjëherë ishte e pështirë. Por, ditë tjetër unë luftoja”, thotë Muhadri. Tani ka kombëtare zyrtare dhe gjyqtarë zyrtarë. “Logoja e FIFA-s në fanellë më jem respekt maksimal”, thotë ajo, që është edhe trajnere e fitnesit. Kombëtarja është e vendosur në një hotel jashtë Prishtinës. “Blick” takohet me tetë lojtarë të Kosovës që kanë lidhje me Zvicrën. Njerëzit vijnë dhe shkojnë në holl. Futbollisti i Luzernit, Idriz Voca thotë: “Çdo lojtarë vizitohet nga anëtarët e familjes, kjo gjë është normale këtu. Ekipi është sikur nj familje e madhe”.

Vendi ka kaluar nëpër kohëra të vështirë

Futbollisti i Xamaxit, Arbenit Xhemajli shton: “Vendi ka kaluar nëpër një kohë të vështirë. Për këtë arsye, tërheqja është e madhe”. Benjamin Kololli është i habitur. “Njerëzit me të vërtetë besojnë se ne mund të arrijmë diçka me përkrahjen e tyre”, thotë ai. “Është bërë e komplikuar që të dalësh në qytet. Ne shihemi si heronj. Është një presion pozitiv. Por, gjithashtu mund të na ndihmojë kur puna nuk shkon mirë”, shprehet Mirlind Kryeziu./Zëri