Kompania e basteve vazhdon ta 'frikësojë' Anglinë, ia përmend formën e Arbër Zenelit
FOTO: Laura Hasani

Kompania e basteve vazhdon ta 'frikësojë' Anglinë, ia përmend formën e Arbër Zenelit

Sport March 25, 2019 - 23:51
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës e nisi me barazim fushatën eliminatore të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova barazoi 1:1 me Bullgarinë, shkruan Zëri.

Ndërkaq, kompania e madhe e basteve, “bet365” ka vazhduar të tallet me Kombëtaren e Anglisë duke përmendur vazhdimisht Përfaqësuesen e Kosovës.

Në fokusin e “bet365” tani është futbollisti i Arbër Zenelit, me të cilin ka paralajmëruar Anglinë.

“Kur ju e mendoni se do të përballeni me Arbër Zenelin dy herë në vitin 2019”, shkruan kompania në fjalë me foton e bashkangjitur të Jordan Henderson, i cili duket i hutuar.

Më pas, në një postim tjetër, kjo kompani ka përmendur edhe futbollistin më të mirë në histori në shtete të ndryshme, ku veçohet Messi, por në Kosovë është dikush tjetër.

Pra, bëhet fjalë për Arbër Zenelin, i cili sipas “bet365” është “GOAT” në Kosovë./Zëri/