Fidan Aliti ndjehet krenar, mbrojtësi ka shumë të drejtë

Fidan Aliti ndjehet krenar, mbrojtësi ka shumë të drejtë

Sport March 25, 2019 - 23:20
Detajet

Mbrojtësi Fidan Aliti e zhvilloi një lojë shumë të mirë me Kosovën ndaj Bullgarisë, shkruan Zëri.info.

Aliti u shpreh i dëshpëruar me rezultatin 1:1.

"Lojën e kemi bërë ne. Bullgaria shënoi në një gjysmërast. Jam shumë krenar me lojën tonë, por i mërzitur pasi nuk e arritëm fitoren", deklaroi Fidan Aliti pas ndeshjes për Supersport Kosova, shkruan Zëri.info.

Kjo është ndeshja e parë e Kosovës në fushatën eliminatore Euro 2020. /Zëri.info