Ish-futbollisti bullgar: Kujdes nga Kosova

Ish-futbollisti bullgar: Kujdes nga Kosova

Sport March 25, 2019 - 11:20
Detajet

Kosova do të përballet sonte ndaj Bullgarisë në ndeshjen e parë të saj në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Antëtari i Komitetit Ekzekutif të Federatës së Futbollit të Bullgarisë, Emil Konstadinov, duke folur per mediat vendore, ka thënë se Përfaqësuesja e Bullgarisë në ndeshjen me Kosovën duhet të ketë kujdes në mbrojtje, përcjell zeri.info.

“Kosova e ka një ekip shumë cilësor, prandaj ne duhet të kemi kujdes në shumë aspekte”, ka thënë Konstadinov.

“Për fat të keq i kemi disa futbollistë të lënduar, ndërsa mungesa më e madhe do të jetë Chochev, por kemi futbollistë që do ta zëvendësojnë atë”, është shprehur ish-lojtari bullgar. /Zëri/