Panamaja po bën historinë 

Panamaja po bën historinë 

Sport March 25, 2019 - 11:12
Detajet

Ngritja e nivelit të futbollit në Panama po vazhdon pas kualifikimit të tyre të parë në Kupën e Botës “Rusia 2018”. Vetëm pak ditë më parë përfaqësuesja panameze e ndali në barazim Brazilin. Heroi i Panamasë, Adolfo Machado i cili e shënoi golin e vetëm ndaj brazilianëve, thotë se futbolli panamez është duke evoluar, transmeton zeri.info

Hera e pestë ishte me fat për Panamanë – pas katër humbjeve radhazi nga Brazili, përfaqësuesja nga Amerika Qendrore më në fund arriti ta ndalë brazilianët duke barazuar me rezultatin 1:1 kundër kampionit të pesëfishtë botëror.

Turi global brazilian i mbajtur në stadiumin historik të të Portos, “Dragao” do të mbetet gjithmonë në mendjet e panamezëve, pak më pak se një vit kur arritën të siguronin kualifikimin e tyre të parë në Kupën e Botës.

Në një intervistë për “Goal.com”, Adolfo Machado foli për krenarinë e tij që për herë të parë të ndalë Brazilian që prej turit të tyre global pas Kampionatit Botëror të mbajtur në Rusi, transmeton zeri.info

“Jam shumë mirënjohës për mundësinë që pata të shënoj gol kundër Brazilit, një ekipi të madh me lojtarë të mëdhenj”, ka deklaruar mbrojtësi.

“Ia vlejti, për përpjekjet që bëmë, pas vetëm dy ditëve kohë për t’u stërvitur dhe për t’u trajnuar dhe sot mund ta shijojmë. Ne i studiuam mirë dhe ne e pamë që duhej t’i mbyllnim hapësirat kështu që ata të mos kishin kontakt direkt me portën tonë”, shton ai.

Machado gjithashtu foli edhe për zhvillimin e futbollit në Panama, sidomos pas Kupës së Botës “Rusia 2018”.

“Futbolli në Panama është duke evoluar. Pas Kupës së Botës, ne kemi mësuar shumë. Ishte një përvojë e bukur dhe ndeshjet tona po vazhdohen të kenë rritje, profesionalisht. Ne jemi duke bërë histori momentalisht, ashtu siç bëmë në Kupën e Botës. Ne shënuam ndaj Brazilit, ne e morëm një barazim, pas disa lojërave me ta dhe pa shënuar kurrë gol, ne morëm një barazim”, përfundoi heroi i panamezëve./Zëri