Pa skuadër dhe i paftuar te përfaqësuesja e Kosovës, Avdijaj paralajmëron rikthimin

Pa skuadër dhe i paftuar te përfaqësuesja e Kosovës, Avdijaj paralajmëron rikthimin

Sport March 25, 2019 - 10:01
Detajet

Donis Avdijaj është duke e përjetuar njërin prej momenteve më të vështira në karrierën e tij, transmeton zeri.info

Futbollisti kosovar ka mbetur pa skuadër pas përjashtimit nga klubi holandez, Williem II.

Ai ishte suspenduar nga klubi për arsye disiplinore, gjë e cila ka ndikuar edhe te Kosova.

Avdijaj nuk është ftuar nga përfaqësuesja për ndeshjen e zhvilluar ndaj Daniamrkës dhe as asaj të sotme kundër Bullgarisë.

Sidoqoftë, ai ka paralajmëruar se do të rikthehet shumë shpejt, duke e publikuar në rrjetin social Instagram një foto nga palestra.

 “Hetimet vazhdojn, heheh….KYSMET”, ka shkruar Avdijaj në Instagram./Zëri

Image